“Po luftohet korrupsioni”/ Balluku e pandehur e SPAK për aferën 50 mln euro, Komisionerja Kos: Lajm i mirë që …

Komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos, është pyetur në lidhje me rastin për aferën 50 mln euro të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kos shton se e rëndësishmja është se institucionet anti-korrupsion po punojnë.

“Për mua ky është një hap përpara sepse këto raste janë zbuluar. Kjo tregon se institucionet anti-korrupsion po punojnë. Siç e kam thënë më parë, ne gjithashtu kemi raste korrupsioni brenda BE.

Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione dhe vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste.

Më pas do të jetë sistemi gjyqësore ose gjykata që do të zbulojnë se ligji është shkelur ose jo.”, tha Kos

Next