Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të forta nga atentati në Rinas. Sipas tij grupi që ekzekutoi Gilmando Danin është një grup shumë i sofistikuar, i cili ka kryer disa atentate të ngjashme.
Sipas tij, ata kanë tentuar të vrasin edhe Ervis Martinajn. Pak ditë më parë, Hoxha tha se ata kanë tentuar një skenar të ngjashëm në aeroportin e Prishtinës, ndërsa sot, ai tha se shënjestër ka qenë Ervis Martinaj.
“Ata kanë tentuar, me sa di unë, dhe më përpara të bëjnë një atentat në aeroportin Adem Jashari të Kosovës. Por atje ja u ndryshoi planin. Ka qenë atentat i organizuar ndaj Ervis Martinaj atje, por fati i Martinajt në atë kohë ishte, ishte që detaji që një personazh i rëndësishëm i jetës shoqërore dhe politike në Kosovë, shkoi e priti Martinaj në aeroport me mjete të blinduara.
Dhe kjo gjë i rriti atij mundësinë, pra që të mos goditej. Plus po veprohej dhe jashtë territorit. Ndërkohë në rastin konkret, këta s’kanë pasur asnjë pengesë aty. Kjo, kjo që themi ne, jo trafiku, jo ishte një polic qarkullimi atje, jo ishin tre policë andej, nuk e zgjidhin dot policët që paguhen me 600.000 lekë. Asnjë nga policët nuk ka ndërmend të ngelet dëshmorë aty.
Sepse gjithë ideja është, cili është motivimi? Para se t’i kërkosh atij policit të bëhet ë dëshmor i atdheut, pra atë që ai ka ë bërë betimin, se është një profesion me betim, i punonjësi i policisë së shtetit. Pra, i gjithë problemi është, cili është motivimi i tij, që të hidhet aty edhe të rrezikojë jetën kur ka të bëjë me një skuadër e cila është e qartë për atë që bën”, tha ai.
