Spektakli i “Big Brother VIP Kosova 4” sapo ka nisur dhe surprizat nuk kanë munguar që në orët e para të transmetimit. Bia Khalifa, modelja e njohur e “OnlyFans”, po përmendet gjerësisht në rrjet pasi ka bërë lëvizjen e parë të fortë brenda shtëpisë.
Vetëm pak kohë pas hyrjes, ajo është futur në pishinë dhe para se të zhytet, ka hequr sutjenat, duke mbetur vetëm me tanga dhe duke ekspozuar format e saj përpara banorëve dhe kamerave.
Momenti u shoqërua me reagime nga banoret që ishin pranë, Alba dhe Benita, të cilat komunikonin me të ndërsa ajo qëndronte në ujë, dukshëm e qetë dhe pa asnjë siklet.
Ky veprim ka ndezur rrjetin dhe tashmë Bia Khalifa shihet si një nga personazhet që pritet të sjellë shumë dinamika dhe skena të komentuara gjatë këtij edicioni.
