Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u përjashtua nga Parlamenti sot, pasi i ndërpreu fjalën ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK miliona euro me aferën e tunelit të Llogarasë.
“Zv kryeministrja është e pandehur nga SPAK dhe vjen në Parlament sikur s’ka ndodhur asgjë, vjen na bën moral. Unë i bëj thirrje deputetëve të opozitës, të reagojmë. Të ndalojmë që një e pandehur të dalë dhe ti bëjë moralin deputetëve.
Ndërkohë që SPAK nxjerr para drejtësisë të gjithë me radhë, janë dy zv kryeministra dhe dalin aty me kokën lart, jo si hajdutë. Na bëjnë moral. Ajo duhet të japë dorëheqjen. Duhet të merremi me Ballukun sepse është kapur duke vjedhur”, tha Shehaj.
