“Balluku në SPAK”- Tensione në sallë pasi zv.kryeministrja e pandehur mori fjalën! Pankarta e deputetit të opozitës, përjashtohet nga Kuvendi

Marrja e fjalës në Kuvend e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, ka shkaktuar tensione në sallën e Parlamentit.

Pasi deputetët e PD-së braktisën sallën, ligjvënësi i opozitës Agron Shehaj ndërhyri duke i ndërprerë fjalë ministres së Infrastrukturës.

“Balluku në SPAK”, shkruhej në një pankartë që kreu i Partisë “Mundësia” mbante në duar.

Replikat:

“Ju hiqet e drejta e fjalës për ditën e sotme, ulu që të mos kalojmë tek masa e katërt”, iu drejtua Niko Peleshi.

“Shumë prej jush i kam ulur në gjunjë si ai që flet..” u shpreh Balluku.

Shehaj futet live në Facebook.

“Eha… kështu do të vazhdohet. Nuk bëhet politika me selfie, duhet të dalësh në shesh.

Niko Peleshi e përjashton nga salla Agron Shehajn.

“Nuk bëhesh dot politikan, ngelesh pronar i call center”, u shpreh Balluku.

“Të bëhet 5 minuta pushim që ti jepet mundësia të lërë sallën” ndërhyri Niko Peleshi.

Next