Ish-kryeministri Sali Berisha u thirr sot në SPAK, ku u morr në pyetjeje për më shumë se 2 orë për ngjarjen e “21 Janarit”, ku mbetën të vrarë katër persona.
Berisha që në janar të 2011-ës, kur ndodhi ngjarja ka mbajtur postin e kryeministrit të vendit, dyshohet se ka dhënë urdhrin që Garda të qëllonte me armë drejt protestuesve.
Avokati Romeo Kara në një studio televizive tha se këtë të mërkurë, 19 nëntor, tha se Berisha dëshmoi para prokurorëve të SPAK si i pandehur.
Sipas avokatit me4 paraqitjen e tij në SPAK Berisha ka pranuar një pjesë të fajit. Ndërkohë që përcakton se “21 Janari” ka funksionuar si një vrasje në grup.
“Duhet të gjetet motivi, pse u dha ai urdhër. Jam i bindur që urdhri është dhënë zanor. Berisha foli në SPAK si i pandehur. Berisha ka pranuar një pjesë të fajit, pjesën e diktofon e ka konsideruar të pavlefshme. Duke njohur zhvillimet politike, motivi të çon që kemi të bëjmë me faj.
Për 8 sekonda është dhënë urdhri për të qëlluar. Kjo provë do të dëshmojë shumë, do të shkëpusë fillim dhe për të zbardhur krimin. Ata do të dënohen edhe për prishjen e provave dhe për vrasje, mund të dënohen minimumi me 20 vite burg, ose burg të përjetshëm.
Kjo vrasje ka qenë si një grup i strukturuar. Janë vrarë njerëz që janë larg. Është qëlluar larg, për të dhënë shembull. Kanë shërbyer edhe shërbimet që ka dhënë Bamir Topi. SPAK të thërrasë edhe Bamir Topin dhe Ina Rama. Besoj se ka një intrigë për të parë se çfarë është deklaruar”, tha Romeo Kara.
