Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, njoftoi se rreth 700 familje shqiptare së bashku me fëmijë, të cilave u është refuzuar azili, do të dëbohen nga Anglia.
Kryeministri e konsideroi si zhgënjim dhe e quajti “justifikim” pretendimin e ministres britanike se dëbimi i familjarve shqiptare do të vijë për faktin se jetojnë në strehim të financuar nga taksapaguesit.
“Shqiptarët janë kontribues neto në ekonominë britanike, dhe numri i shqiptarëve që marrin përfitime nga Mbretëria e Bashkuar është shumë i ulët në krahasim me komunitetet e tjera”, shkroi kreu i qeverisë në një postim në X.
Rama u shpreh se me veçimi i shqiptarëve, sipas tij, vazhdimisht, nuk është politikë, por e konsideroi një ushtrim demagogjie shqetësuese dhe të pahijshmëve.
Kreu i qeverisë shprehet se Britania duhet të kërkojë mënyra për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë, në vend që t’i fajësojë vazhdimisht shqiptarët.
“Ekspozojnë qytetarët e një kombi aleat ndaj rreziqeve në rritje, përfshirë ato nga grupet ekstremiste që lulëzojnë mbi narrativa të tilla”, shkruan Rama.
Kryeministri shtoi se politika zyrtare s’duhet të drejtohet kurrë nga stereotipet etnike, duke shtuar se “kjo është më e pakta që njerëzimi pret nga Britania e Madhe e Madhe”.
Postimi i plotë:
Mjaft zhgënjyese të dëgjosh Sekretaren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood, të përmendë “rreth 700 familje shqiptare” që jetojnë në strehim të financuar nga taksapaguesit pas kërkesave të dështuara për azil si justifikim për rifillimin e kthimit të familjeve.
Si mundet një Sekretare e Brendshme e Partisë Laburiste të përsërisë kaq dobët retorikën e së djathtës ekstreme populiste – dhe të veçojë 700 familje shqiptare, një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit – pikërisht në një moment kur Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë ndërtuar një nga partneritetet më të suksesshme të Evropës për migracionin e paligjshëm?
Më lejoni t’i kujtoj Sekretarit të Brendshëm se, falë punës intensive të përbashkët që nga fundi i vitit 2022, mbërritjet e parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar janë pothuajse të zhdukura. Kontrolli i migracionit ka funksionuar. Ndërkohë, kufizimet e lëvizshmërisë dhe vizave nga ana e Mbretërisë së Bashkuar mbeten një relike dështimi e epokës Braverman, duke dëmtuar si lirinë themelore të lëvizjes së njerëzve ashtu edhe vetë ekonominë britanike.
Le të jemi gjithashtu të qartë: Shqiptarët janë kontribues neto në ekonominë britanike, dhe numri i shqiptarëve që marrin përfitime nga Mbretëria e Bashkuar është shumë i ulët në krahasim me komunitetet e tjera. T’i veçosh ata vazhdimisht nuk është politikë – është një ushtrim demagogjie shqetësues dhe i pahijshëm.
Shqipëria është, dhe synon të mbetet, një nga aleatët më aktivë të Mbretërisë së Bashkuar në kontrollin më të gjerë të migracionit në të gjithë Ballkanin. Mbretëria e Bashkuar duhet të kërkojë mënyra për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë në të gjitha çështjet e sigurisë – nga mbrojtja te mbrojtja e kufijve – në vend që t’i fajësojë vazhdimisht shqiptarët dhe kështu t’i ekspozojë qytetarët e një kombi aleat ndaj rreziqeve në rritje, përfshirë ato nga grupet ekstremiste që lulëzojnë mbi narrativa të tilla.
Politika zyrtare nuk duhet të drejtohet kurrë nga stereotipet etnike. Kjo është më e pakta që njerëzimi pret nga Britania e Madhe e Madhe.
