Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Metoq të Sarandës, ku një 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në pusin që ndodhej në oborrin e banesës së saj.
Sipas Policisë së Sarandës, trupi i shtetases M.B., 71 vjeçe, u gjet më 18 nëntor 2025.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gruaja mund të jetë rrëzuar aksidentalisht në pus.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet për vlerësim dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
