E FUNDIT/ Vrau të riun pas debatit me kamarierin për një kafe në Manëz, Daniel Pepa merr vendimin e papritur

Vetëdorëzohet në policinë e Durrësit, Daniel Pepa. 21-vjeçari është një nga autorët e vrasjes së dyfishtë në një lokal në Manzë.

Burime zyrtare konfirmojnë për “DurrësLajm” se i riu që ishte person në kërkim që nga dita e krimit është dorëzuar në komisariatin e policisë.

Si ndodhi ngjarja

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja nisi pas një debati banal në një lokal të zonës.

Rreth mesnatës, Daniel Pepa (21 vjeç) kishte hyrë në lokal dhe kishte kërkuar një kafe, por kamarieri 17-vjeçar i kishte thënë se ekspresi ishte fikur. Në atë moment, ndërhyri Flori Paluçi i cili ndodhej në lokal me disa persona të tjerë, mes tyre edhe E.C., një nga të arrestuarit më pas për moskallëzim krimi.

Debati verbal mes palëve degradoi në përplasje fizike. Daniel Pepa u largua nga lokali me automjetin e tij, por pak më vonë u kthye bashkë me E.K. dhe Aranit Kurti (23 vjeç). Në momentin që ata tentuan të hyjnë sërish në lokal, Flori Paluçi doli jashtë dhe qëlloi në tokë me armë zjarri. Sipas hetimeve, Daniel Pepa reagoi duke qëlluar me armë drejt Paluçit, ndërsa Aranit Kurti e goditi atë me grusht në fytyrë. Ndërsa Paluçi ka qëlluar drejt të dyve.

Nga të shtënat, Kurti mbeti i vrarë në vend pasi u qëllua nga Paluçi, ndërsa ky i fundit humbi jetën pak çaste më vonë nga plumbat e shkrepur nga Daniel Pepa. Ndërkohë, Pepa është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar nga persona të tjerë, që më pas u arrestuan për moskallëzim.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se konflikti nisi pas një mosmarrëveshjeje të çastit, në një lokal që zakonisht mbyllej në mesnatë, por atë natë ishte ende hapur për shkak të disa klientëve.

Next