Granit Xhaka morri vëmendjen kryesore mbrëmë në ndeshjen Kosovë – Zvicër.
Ai në disa momente u vërshëllye nga tifozët kosovarë që ishin të pranishëm në stadiumin ”Fadil Vokrri’, me gjasë për deklaratat e fundit që bëri për Leon Avdullahun e Albian Hajdarin, shhkruan IndeksOnline.
Mesfushori i Sunderlandit nuk i pëlque ajo çka ndodhi në fushë, ku pas ndeshjes u pa i nervozuar dhe deklaroi se këtë nuk e priste nga tifozët kosovar.
Xhaka ka bërë një reagim tjetër në profilin e tij në Instagram.
“Faleminderit”, ka shkruar shkurtimisht Xhaka, duke postuar një fotografi me këngën e Çun Mulës “Malësori”
“Si zog shqipe n’mal mi male, e kish fale Zoti ket djal”, thuhet në tekstin e këngës./IndeksOnline/
