“Ik moj, mos më merr…”/ Bora Zemani tregon telefonatën e çuditshme me Romeo Veshajn: Më ra bomba, isha gati për sherr…

Bora Zemani ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuara e radhës në emisionin “Goca dhe Gra”

Bora Zemani ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuara e radhës në emisionin “Goca dhe Gra”. Moderatorja e njohur ka zbuluar detaje nga projektet e saj televizive, por edhe ka folur për jetën e saj private.

Në një moment gjatë bisedës, Rudina Dembacaj e pyeti atë nëse i ka ndodhur që të ngatërronte Donald Veshajn me binjakun e tij, Romeon.

Bora u shpreh se fizikisht nuk i ka ndodhur asnjëherë pasi ajo mendon se janë shumë të ndryshëm me njëri-tjetrin. Por ajo tregon një rast ku ka ngatërruar zërin.

Pjesë nga biseda:

Rudina: Të ka ndodhur ndonjëherë të ngatërrosh Donaldin dhe Romeon?

Bora: E kam thënë gjithmonë, asnjëherë nuk më ka ndodhur që ti ngatërroj kështu fizikisht të dy, që në fillim fare. E kam treguar edhe historinë e njohjes me Donaldin, pashë direkt Donaldin edhe ai ishte

Rudina: Po në telefon për shembull?

Bora: Po më ka ndodhur. Kam marrë në telefon Donaldin i cili e kishte harruar mesa duket diku dhe më hap telefonin Romeo. Unë flas normalisht fare ‘ku je, ça po bën?’ dhe më tha ‘ça të duhet ty’. ‘Si ç’më duhet mua, je mirë, ça po thua?’, i thashë. ‘Ik moj mos më merr mua më në telefon’, më tha. Ua më ra bomba dhe fiku telefonin. Më mbylli telefonin dhe e mora prapë. Unë isha gati për një sherr të madh ‘kujt i flet ti kështu’ e ai qeshte nga krahu tjetër ‘jam Romeo, prit se tani ai’. Kjo ka qenë e vetmja ngatërresë. Pastaj fizikisht gjithmonë më janë dukur shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Next