“Mbytëse” – Bora Zemani rikujton romancën e Donaldit me Beatrix Ramosajn

Moderatorja e njohur Bora Zemani, e ftuar në “Goca dhe Gra”, ka folur për herë të parë për arsyet pse ajo nuk do të bëhej kurrë pjesë e “Big Brother” si konkurrente, duke bërë një deklaratë që rikthen në vëmendje një nga periudhat më të errëta të jetës së saj sentimentale.
E pyetur nëse do të hynte në shtëpi, Bora refuzoi kategorikisht, duke e lidhur këtë vendim me traumat e së shkuarës. Ajo u shpreh: “BBV1 ka qenë eksperiencë intensive, shumë, shumë mbytëse sepse kishte të bënte me gjëra të miat personale.”

Me këtë deklaratë, moderatorja iu referua indirekt, por qartë, ngjarjeve të bujshme të edicionit të parë. Asokohe, partneri i saj Donald Veshaj, hyri në shtëpi i ndarë prej saj, por pas disa javësh ata u takuan brenda dhe shkëmbyen puthjen e famshme që u pa si një rikthim dhe premtim dashurie.

Mirëpo, vetëm pak kohë pas asaj puthjeje romantike, Donaldi nisi një romancë të re brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke krijuar trekëndëshin e famshëm Bora-Donald-Beatrix.

Kjo situatë e vendosi Borën në qendër të një presioni të jashtëzakonshëm publik dhe emocional, të cilin ajo sot e cilëson si “mbytës” dhe arsyen kryesore pse nuk do ta provonte kurrë atë format në lëkurën e saj.

Next