Momente humori në Kuvend/ Deputeti: Zoti kryetar, emrin e kam Redi dhe jo Edi! Niko Peleshi: Nga zona ime…(VIDEO)

Një moment humori mes deputetit Redi Muçi dhe kryetarit Niko Peleshi ka thyer monotoninë që karakterizon shpesh sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë, duke bërë që gjithë salla të mos e mbante dot të qeshurën për disa sekonda.

Teksa kryetari Niko Peleshi i dha fjalën deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi i tha se fatmirësisht emrin e kishte Redi dhe jo Edi. Ndërkohë që kryeparlamentari ndërhyri menjëherë, duke thënë se i ishte drejtuar pikërisht Redi.

“Se nga zona ime “R” nuk e kemi shumë të dëgjueshme”, u shpreh Niko Peleshi, pavarësisht se emri i deputetit ishte dëgjuar korrekt, Redi, dhe ky i fundit pas ndërhyrjes kërkoi falje dhe vazhdoi me pyetjet për ministrin e Financave.

Niko Peleshi: Zoti Redi Muçi, zoti Muçi

Deputeti: Faleminderit kryetar, por shyqyr Zotit emrin e kam Redi dhe jo Edi (qesh salla)

Niko Peleshi: Unë thashë Redi, nuk e di si dëgjohet

Deputeti: Okay, më fal

Niko Peleshi: Se nga zona ime “R” nuk e kemi shumë të dëgjueshme

Deputeti: Okay (qesh)

Next