Moti i keq i cili ka përfshirë të gjithë vendin që prej ditës së djeshme ka bërë që disa zona në jug të vendit të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike.
Kështu në qytetin e Gjirokastrës disa lagje kanë pas probleme që prej mbrëmjes së djeshme.
Situatë problematike paraqitet edhe në njësite administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokaster, të cilët prej 12 orësh nuk kanë energji elektrike.
