Pamje/ Sulmi fatal i shqiptarit ndaj 58-vjeçarit grek: Nuk doja ta vrisja, por…

Videoja e rrahjes brutale për vdekje të një 58-vjeçari grek në Neos Kosmos të Athinës, është zbuluar nga mediat.

Pamjet e “Protothema”, të marra nga një kamera sigurie në zonë, tregojnë 29-vjeçarin shqiptar, tashmë të arrestuar, duke rrëfyer se e ka goditur viktimën, pas një grindjeje për të drejtën e kalimit në rrugë, duke e ndjekur 58-vjeçarin dhe goditur atë për vdekje.

29-vjeçari është akuzuar tashmë për vrasje të paqëllimshme, kurse në dëhsmi ai ka pranuar dinamikën e ngjarjes dhe autorësinë, por pa qëllim vrasjen e 58-vjeçarit.

Pas ndjekjes penale, i akuzuari çohet para një hetuesi të rregullt, nga ku pritet të kërkojë një afat për të përgatitur mbrojtjen e tij. Një dëshmitar që pa skenën e krimit i rrëfeu policisë dinamikën dhe rrethanat.

Në deklaratat e tij, avokati i 29-vjeçarit, Ioannis Glykas, deklaroi se pa veprimet e viktimës, nuk do të kishte pasur autor. Kjo do të thotë se nëse 58-vjeçari nuk do ta kishte spërkatur 29-vjeçarin me sprej, ky i fundit nuk do ta kishte sulmuar. Së fundmi, ai deklaroi se asgjë nuk justifikon marrjen e jetës.

Duhet theksuar se 29-vjeçari është arrestuar tre herë në të kaluarën, por siç theksuan burime kompetente të prokurorisë, këto arrestime kishin të bënin me vepra penale që janë në nivelin e kundërvajtjes, për të cilat nuk parashikohet ndalimi i përkohshëm i të akuzuarit.

Gjithashtu në qeli janë edhe babai i shqiptarit që fshehu motoçikletën e të birit pas krimit dhe 2 shokët e tij që ndodheshin në vendngjarje gjatë konfliktit dhe sulmit fatal.

Next