Përfitonte nga errësira/ Si u kap “skifteri i natës” në Tiranë, preja e tij ishin …

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentua t’i grabiste me dhunë sendet personale një shtetaseje, duke përfituar nga errësira.

30-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe narkotikëve. Ndërkohë që është zbardhur një tjetër rast i vjedhjes me dhunë nga ky shtetas.

Njoftimi:

Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 operacioni policor i koduar “Darkness”.

Tentoi ti vidhte me dhunë sendet personale një shtetaseje, duke përfituar nga errësira, falë reagimit të shpejtë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

30-vjeçari, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe narkotikëve.

Zbardhet dhe dokumentohet edhe 1 rast i vjedhjes me dhunë, i kryer më herët nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Darkness”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

Next