Po hipte në tragetin e nisur për në Shqipëri, makina bie në det në portin e Barit! Shoferi thyen xhamin dhe ngjitet mbi mjet! Si shpëtoi para se të fundosej

Një automjet, që po hipte në tragetin e nisur për në Shqipëri, ka rënë në det në portin e Barit.

Brenda makinës ndodhej një person, i cili ka arritur të dalë nga mjeti duke thyer xhamin e përparmë.

Shoferi ka hipur mbi automjet, ndërsa rojet bregdetare kanë arritur ta shpëtojnë përpara se mjeti të fundosej.

Ndërkohë mësohet se zjarrfikësit kanë ndërhyrë nëpërmjet njësisë së zhytjes për të nxjerrë makinën nga deti.

Next