Publikohen pamjet e shqiptarit që dhunoi për vdekje 58-vjeçarin grek në mes të rrugës (Video)

Në mediat greke tashmë janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë ku shfaqet shqiptari që dhunoi për vdekje një 58-vjeçar grek.

29-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe ka rrëfyer se viktimën e ka goditur pas një konflikti me motiv se cili prej tyre do të kalonte rrugën.

I arrestuari ka treguar se ai e ka ndjekur 58-vjeçarin dhe ka ushtruar dhunë mbi të duke e lënë këtë të fundit të vdekur.

Për këtë ngjarje tronditëse, pati dhe një dëshmitar i cili kishte parë gjityhë skenën e krimit dhe ka treguar rreth dinamikës së konfliktit.

Ndërkaq, avokati i 29-vjeçarit, Ioannis Glykas, ka deklaruar se veprimet e viktimës nxitën fatalitetin e ngjarjes.

Sipas tij, nëse 58-vjeçari nuk do ta kishte spërkatur 29-vjeçarin me sprej djegës, ky i fundit nuk do ta kishte sulmuar. Së fundmi, ai gjithashtu deklaroi se asgjë nuk justifikon marrjen e jetës.

Next