Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme, ku do të pyetet për herë të parë për ngjarjet e 21 janarit 2011, ku gjatë një demonstrate të organizuar nga opozita e asaj kohe (PS) u vranë 4 protestues.
“Do të shkoj, nesër do të jem aty”, tha Berisha dje (18 nentor), duke e konsideruar si një hetim politik.
Kryedemokrati theksoi se më 21 Janar u tentua të pushtohej Kryeministria, teksa theksoi se ishte protesta më e dhunshme.
“PS kishte agjendë dhune, kuptohet pse përdoret dhuna”, tha ai, ndërsa u shpreh se Rama është përgjegjësi kryesor.
SPAK i dërgoi dy fletëthirrje në datat 3 dhe 7 nëntor. Pas refuzimit të së parës, SPAK ia dorëzoi të dytën në tre adresa (banesë, selinë e PD dhe Kuvend), por sërish nuk pranoi asnjërën.
Ndërsa herën e tretë SPAK ia dorëzoi Sali Berishës thirrjen në dorë, kur ai u paraqit për dosjen “Partizani”.
