Sot hidhet shorti i “Play Off” të Botërorit, ja gjithçka që duhet të dini

Procesi i kualifikimit për Kupën e Botës 2026 po i afrohet përfundimit, por disa vende ende nuk janë vendosur.

Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, 39 kombe kanë siguruar biletën e tyre për turneun e verës së ardhshme, i cili po mbahet në tre vende të ndryshme – Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Së bashku me tre kombet pritëse dhe kampionët në fuqi Argjentinën, ekipe si Anglia, Brazili, Portugalia, Norvegjia, Franca dhe Senegali janë kualifikuar poashtu. Skocia siguroi kualifikimin për herë të parë që nga viti 1998 me një fitore dramatike 4-2 ndaj Danimarkës.

Ndërkohë, Kepi i Gjelbër, Kuraçao, Jordania dhe Uzbekistani do të debutojnë në Kupën e Botës.

Tashmë Play-off-et ofrojnë një shans të fundit për të mbajtur gjallë ëndrrën e Kupës së Botës për disa kombëtare, mes tyre ndodhen edhe Kosova e Shqipëria.

Ja gjithçka që duhet të dini rreth shortit të “Play Offit” të Kupës së Botës…

Shorti i play-off-it të Kupës së Botës 2026 është planifikuar të fillojë në orën 13:00 të enjten, më 20 nëntor 2025.

Shorti do të zhvillohet në selinë e FIFA-s në Cyrih të Zvicrës.

Ndeshjet e “Play Offit” do të luhen nga 26 deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

Më poshtë keni kundërshtarët e mundshëm të Kosovës:

Kundërshtarët e mundshëm në gjysmëfinale (mysafir): Polonia, Uellsi, Çekia, Sllovakia

Kundërshtarët e mundshëm për finale (shorti vendos):

Italia, Turqia, Danimarka, Ukraina, (Suedia, Rumania, Maqedonia Veriore, Irlanda e Veriut)/GazetaBlic Sport

Next