Policia greke dhe Prokuroria e Athinës kanë nxjerrë në dritë detaje dhe prova të reja nga krimi makabër i ndodhur dy ditë më parë në Neos Kosmos, ku një shqiptar 29-vjeçar shqiptar rrahu për vdekje shoferin 58-vjeçar të një makine pse i zuri rrugën.
I dyshuari e ka pranuar autorësinë pas arrestimit, por tha se nuk kishte qëllim vrasjen, duke shpjeguar dinamikën. Në pranga ranë edhe babai i tij që u përpoq të fshihte provat, motoçikletën e të riut, si dhe dy shokët e 29-vjeçarit që e shoqëronin në momentin e dhunës fatale.
Policia greke ka në dorë aktualisht edhe dëshminë e një prej personave që pa skenën e përgjakshme, duke e cilësuar si “dëshmitar kyç”, informon “Protothema”.
Sipas asaj që ai i tha Policisë, incidenti filloi në rrugën Frantzis ku dy shoferët u grindën në rrugë, 29-vjeçari e goditi viktimën me grusht dhe incidenti dukej se mbaroi për një çast.
Megjithatë, 58-vjeçari ndoqi autorin e krimit, i cili u nis me motorin e tij drejt një palestre pranë shtëpisë së tij, dhe krijoi një “karter” për të kërkuar “kusurin”. Sapo pa motoçiklistin e ri duke hipur në motor, e thirri nga dritarja e SUV-it të bardhë, 29-vjeçari iu afrua dhe më pas e spërkati me sprej piperi të riun.
58-vjeçari shtypi gazin dhe u nis drejt Machis Analatou Avenue, ndërsa 29-vjeçari e ndiqte nga afër. Disa minuta më vonë, autori e bllokoi në qorrsokakun e “Rrugës Soulier”, ku e rrahu për vdekje, pasi i kapi kokën pas xhamit dhe e goditi me grushte.
“Ai vjen këtu rreth orës 04:15 dhe i thotë dikujt nga palestra se diçka ka ndodhur gjysmë ore më parë pranë Frantzis me një shofer makine. U grinda diku në rrugë, dikush më preu rrugën me një motor. I thashë “do të më vrasësh” dhe ai më tha “hajde, o idiot i vogël”, ka qenë dëshmia e personit që ka parë skenën, e ballafaquar edhe me deponimin e autorit në polici.
“Ai u irritua pak dhe iu hodh një grusht në fytyrë. Djali tjetër kërkoi falje dhe kur dëgjoi një falje, qetësohet, e lë dhe largohet”, ka vijuar dëshmitari.
“Ai vjen këtu, rri për një çerek ore. Po bënte shaka me disa njerëz këtu në palestër, dhe pasi u qetësua, u ngrit për të ikur. Del jashtë dhe hipën në motor. Djali tjetër kishte parkuar në pemë dhe po priste. Sapo e sheh, dëgjon një fishkëllimë dhe vjen me makinën e tij pranë tij dhe e spërkat me piper. Kishte veshur një helmetë, e kishte hequr tashmë dhe spërkatja nuk zgjati shumë. Nuk doli nga makina, tha “eja të të tregoj diçka”. U afrua, te dritarja, dhe e spërkati”, tha personi i pyetur nga policia.
Më tej ai tregon edhe sekondat fatale:
“E dëgjova fishkëllimën, zbrita dhe thashë “çfarë ndodhi?” “Më spërkati me sprej”, më thotë ai dhe fillon ta ndjekë me motorin e tij, derisa ndodhi edhe goditja fizike në makinë”
