Dëgjohen të bërtitura/ Balluku mbi 5 orë në zyrën e Ramës

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka shkuar paraditen e kësaj të enjteje në Kryeministri.

Mbërritja e Ballukut në ambientet e Kryeministrisë, është bërë pak pas bërjes publike të lajmit se GJKKO e ka pezulluar nga detyra e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, nën akuzën për shkelje e barazisë në tendera në lidhje me tunelin e Llogarasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.

Burime nga brenda Kryeministrisë flasin për të bërtitura që vijnë nga zyra e Ramës. Balluku qëndron prej 4 orësh në zyrën e Ramës dhe raportohet për një takim shumë të tensionuar.

Pas 4 orësh është bashkuar me Ramën dhe Ballukun në zyrë edhe Ulusiu, njeriu me telefonin e të cilit Rama kërcënoi prokurorin që heton Ballukun.

Next