Dita e enjte, parashikohet të jetë nën ndikimin e reshjeve të shiut, me intensitet mesatar lokalisht të lartë në zonat jugore.
Në zonat veriore, por edhe ato qendrore, pritet të ketë rebeshe shiu me intensitet mesatar.
Temperaturat do të luhasin nga 5ׄ°C më e ulëta në orët e para të mëngjesit, në Pukë dhe Ersekë, ndërsa më e larta do të shënojë 20°C në Durrës, Fier, Berat, Vlorë dhe Sarandë.
Kjo javë është dhe java më e lagësht e nëntorit, ku reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të lartë në pjesën më të madhe të javës.
