Hygerta Sako gjen qetësi në BigBrother! Banori nis t’i bëjë masazh, moderatorja: Më këpute në… (Video)

Hygerta Sako duket se po e shijon në maksimum aventurën në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 4.

Pas debateve që pati në fillim me banorin tjetër, Edin, duket se moderatorja sportive po gjen qetësi.

Së fundmi, ajo ka shijuar masazhin, të cilin po ia bënte banori, Toney.

Megjithatë, një “kërcitje e kockave”, ka bërë që Hygerta të shpërthejë në të qeshura dhe të krijojë momente gazmore me “masazhierin” e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

“Ça bëre? Për Zotin më këputi në mes. Rri larg meje të lutem. Të lutem… ua për Zotin më theu shtyllën kurrizore, më dhemb ore. S’kam më besim tek ty. Ça më bëre? Të lutem, dua vërtetimin që nuk më ke thyer në mes”, tha mes të qeshurave moderatorja.

Next