Itali/ Punëtori shqiptar shpëton sipërmarrësin e moshuar nga mbytja pas rënies së makinës në kanal

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur paraditen e së enjtes në Padova, kur një automobil ra në kanalin Battaglia pranë Villa Molin, me një të moshuar brenda.

Automobili Toyota Yaris i sipërmarrësit Giuseppe Salvalajo, themelues i një kompanie ndërtimi, rrëshqiti dhe u zhyt në ujë për shkak të një gabimi në manovrim.

Shpejt, disa kalimtarë panë ngjarjen, dhe dy prej tyre u hodhën në ujë për ta shpëtuar drejtuesin e makinës.

Njëri prej tyre ishte Elton Zefi, 30-vjeç, punëtor me origjinë shqiptare, i cili rrëfeu për ANSA se u hodh menjëherë në ujë për të shpëtuar sipërmarrësin.

“Nuk pata frikë, mendoja vetëm se duhej bërë shpejt,” tha ai. Falë ndërhyrjes së tyre, Salvalajo u nxorr i gjallë nga automjeti, i cili po tërhiqej nga rryma.

Next