Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet fieraku me dy identitete – EMRI

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia pasi akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin, Elvis Ziu alias Renato Ziu, 43 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, më 1 shtator të këtij viti i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Next