Opozita njofton protestën e radhës para kryeministrisë, PD mesazh strukturave

Partia Demokratike ka njoftuar protestën e radhës para kryeministrisë, e cila është planifikuar të mbahet çdo të hënë.

Në një mesazh drejtuar strukturave të partisë, PD i ka bërë thirrje që të gjitha degët e selisë blu të angazhohen për pjesëmarrjen në foltoren e të hënës në orën 18:00.

“Përshëndetje, Foltorja e radhës para Kryeministrisë do të mbahet ditën e hënë 24 Nëntor ora 18:00. Të gjithë sipas degëve ku jeni, angazhohuni për pjesëmarrjen”, thuhet në mesazhin e PD.

Vetë demokratët janë shprehur se protestat do të jetë paqësore dhe do të shërbejë si një thirrje qytetare për çdo çështje që PD e mendon si problematikë.

Next