Pas për më shumë se 7 orësh takim “kokë më kokë” me zv.kryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama ka lënë ambientet e kryeministrisë.
Takimi nisi rreth orës 12:15, pas vendimit të GJKKO-s e cila pezulloi nga detyra Ballukun pas akuzave për korrupsion ndaj saj, për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe tenderin e Unazës së Jashtme të Tiranës.

Të premten e kësaj jave do të zhvillohet një mbledhje e qeverisë, e cila është parashikuar të nisë në orën 9:00.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të gazetares Enekeleda Mema.
Ende nuk dihet se cili është qëllimi i kësaj mbledhjeje.
