Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën play off këtë të enjte pas shortit të hedhur në Zyrih.
Shqipërisë do t’i duhet të përballet me Poloninë në ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it të Botërorit më 26 mars ndërsa Kosova do të duhet të provojë të shkojë më tej duke u përballur në ndeshjen e pare me Sllovakinë.
Një short jo shumë bujar ky për kuqezinjtë edhe pse në ndeshjen e fundit kemi fituar me skuadrën polake, por në listë e kundërshtarëve të mundshëm ishte padyshim kundërshtari më i fortë. Me përfaqësuesen polake ne kemi zhvilluar në total 15 ndeshje në historinë tone ku statistikat nuk kanë asgjë pozitive për ne, përveçse dy fitoreve dhe 3 barazimeve nëse quhen pozitive pasi 10 ndeshje janë në disfavorin tone, pasi I kemi humbje.
Gjithsesi nisur nga momentet e fundit ne kemi shije pozitive dhe do të përpiqemi të kemi një fillim nga kjo ndeshje e fundit e shtatorit të vitit 2023 për të përgatitur këtë përballje që do të mund të na çojë në një tjetër finale të vogël, atë që na hap dyert e mëdha të kualifikimit për në fazën finale të Botërorit, me fituesen e çiftit Ukraine-Suedi. Të dyja ndeshjet kuqezinjtë janë të detyruar ti zhvillojnë jashtë.
Disi më i lehtë në letër rrugëtimi i Dardanëve të cilët gjysmëfinalen e pare të play-off-it e luajnë përballë Sllovakisë, për të pritur më pas në Prishtinë ndeshjen finale, me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.
Në sfidat e tjera, Italia do të presë Irlandën e Veriut dhe nëse do të fitojë, do të udhëtojë në fushën e fituesit Uells-Bosnje & Hercegovinë.
Maqedonia e Veriut luan kundër Danimarkës në Kopenhagë dhe fituesi do të luajë jashtë në fushën e fituesit Rep. Çeke-Irlandë.
Ndeshjet e para do të luhen me 26 mars ndërkohë që finalet e kësaj faze do të luhen më 31 mars nga ku do të përcaktohen 4 skuadrat e fundit finalist të Botërorit të vitit të ardhshëm
Gjithashtu u hodh shorti dhe për play off-in ndërkontinental, të cilat u ndanë: Fituesi i Kaledonia e Re / Xhamajka – R.D. Kongo dhe Fituesi i Bolivi / Surinami – Irak.
SHORTI:
Play off-i europian:
Gjysmëfinalet –
Itali – Irlandë e Veriut
Ukrainë – Suedi
Turqi – Rumani
Danimarkë – Maqedoni e Veriut
Uells – Bosnje & Hercegovinë
Poloni – Shqipëri
Sllovaki – Kosovë
Republika Çeke – Irlandë
Finalet-
Fituesi Uells / Bosnje & Hercegovinë – Fituesi Itali / Irlandë e Veriut
Fituesi Ukrainë / Suedi – Fituesi Poloni /Shqipëri
Fituesi Sllovaki / Kosovë – Fituesi Turqi / Rumani
Fituesi Republika Çeke / Irlandë – Fituesi Danimarkë / Maqedoni e Veriut
Play off-i ndërkontinental:
Fituesi i Kaledonia e Re / Xhamajka – R.D. Kongo
Fituesi i Bolivi / Surinami – Irak
VAZOT:
VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë
VAZO 2: Poloni, Uells, Republika Çeke, Sllovaki
VAZO 3: Shqipëri, Kosovë, Irlandë, Bosnje & Hercegovinë
VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut
