PS miraton buxhetin në 03:00 të mëngjesit! Ja dy deputetët që dolën nga radha (EMRAT)

Në një seancë maratonë, që zgjati thuajse 16 orë, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin 2026 me vlerë 8.8 mld euro, si edhe 8 projektligjet e paketës fiskale.

Seanca maratonë zgjati deri në orën 03:00 të mëngjesit. Buxheti mori vetëm 83 votat pro të socialistëve, ndërsa siç pritej, opozita votoi kundër. Prezentë në momentin e votimit ishin 112 deputetë dhe 32 deputetë të opozitës u shprehën kundër.

Vetëm dy deputetët socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj dolën nga rreshti duke mos votuar 3 projektligje të paketës fiskale. Konkretisht, Braçe nuk mori pjesë në votim tek projektligji “Për sistemin e taksave vendore”, ndërsa Sinaj nuk votoi 2 projektligjet e paqes fiskale.

Buxheti prej 8.8 miliardë eurosh do të jetë në dispozicion të institucioneve për shërbime shëndetësore, paga, skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për sigurinë, në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s.

Next