Shorti i FIFA-s: Shqipëria mëson kundërshtarin e saj në Play-Off – surprizë e madhe!

Sot FIFA po zhvillon shortin vendimtar për Play-Off-et e Botërorit 2026, një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësueset evropiane që synojnë biletën e fundit drejt turneut më të madh të futbollit në planet.

Në këtë short janë përfshirë edhe skuadrat e Ligës së Kombeve, ndër to edhe Shqipëria, e cila pret të mësojë kundërshtarin e saj për gjysmëfinalen vendimtare.

Pasi topat u hapën, u zyrtarizua edhe verdikti për kuqezinjtë: Shqipëria do të përballet me Poloninë në ndeshjen gjysmëfinale të Play-Off-it.

Shorti është pritur me interes të madh nga tifozët shqiptarë, të cilët shpresojnë që kjo përballje të sjellë një tjetër histori suksesi për ekipin e Sylvinhos.

Ndeshja e Play-Off-it luhet me eliminim direkt — fituesi kalon në finalen e rrugës së tij, ndërsa humbësi eliminohet menjëherë.

Shqipëria ka shfaqur formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe pret të shfrytëzojë çdo avantazh, ndërsa tani gjithë fokusi zhvendoset te përgatitjet për përballjen ndaj Poloninë.

Next