U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, Belinda Balluku nën hetim jo vetëm për tunelin e Llogarasë! Zv.kryeministrja, nën akuzë për abuzim edhe për Unazën e Madhe

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka ngritur akuzë të re ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur për tunelin e Llogarasë, është nën akuzë dy herë për shkelje të barazisë në tendera.

Gazetarja informon se ajo dyshohet edhe për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.

GJKKO ka caktuar ndaj zv.kryeministres masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Gjithashtu është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për dy ish-vartësit e saj, drejtorit të KESH, Erald Elezi dhe kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Në një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret.

Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedurial.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.

Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, thuhet në reagim.

Next