Kombëtarja e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarin e saj në “play-off”-in vendimtar për Botërorin 2026. Shorti i hedhur ka vendosur që “Dardanët” të përballen me Sllovakinë në gjysmëfinalen e madhe që do të luhet më 26 mars.
Ky duel pritet të jetë një nga ndeshjet më emocionuese në historinë e futbollit kosovar, pasi përfaqësuesja synon të shkruajë faqe të re duke arritur për herë të parë në një Kupë Bote.
Tranjeri dhe futbollistët kanë theksuar se pavarësisht kundërshtarit, Kosova do të hyjë në fushë me besim dhe me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve.
Nëse Kosova kalon këtë sfidë, ajo do të luajë finalen e play-off-it më 31 mars, një ndeshje që do të vendosë përfundimisht fatin e biletës për SHBA-Kanada-Meksikë 2026.
Tashmë mbetet vetëm pritja — a do t’ia dalë Kosova të shkruajë historinë?
