Zyrtare! Presidentja Vjosa Osmani cakton datën për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, pas takimit konsultativ që pati sot me partitë politike parlamentare.

Osmani fillimisht nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, respektivishit legjislaturën e nëntë të tij.

Ky vendim vjen pas dështimit të mandatit të dytë të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë./Telegrafi

Next