Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin rrugor Gramsh–Cërrik, ku një automjet që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge dhe u rrokullisur disa metra.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Çekrezit jo shumë larg qytetit të Gramshit.
Automjeti është dëmtuar pjesërisht, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili ka qenë vetëm në makinë në momentin e ngjarjes, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti dyshohet të jetë favorizuar edhe nga lagështira dhe reshjet e fundit, të cilat e kanë bërë segmentin rrugor më të rrëshqitshëm.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
