Policia e Fierit ka reaguar lidhur me ngjarjen në një lokal të qytetit, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në një lokal në lagjen “8 Shkurti”.
Dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit Romeo Çako, 33 vjeç, dhe shtetasit Mariglen Sinaj, Romeo Çako ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Pas episodit dy personat e përfshirë në ngjarje janë arratisur.
Ndërkohë Policia po vijon kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
