Dikur e hoqi nga “follow” pasi cilësoi Bora Zemanin si prezantuesen më të mirë/ Sot Arbana Osmani përballet me Arjan Konomin

Screenshot

Gjatë kohës kur Arjan Konomi ishte opinionist në programin “Për’puthen”, ai u pyet se cila ishte moderatorja më e mirë shqiptare sipas tij.

Pa hezitim, ai përmendi emrin e Bora Zemanit, e cila në atë periudhë ishte moderatore e programit.

Mesa duket, kjo deklaratë nuk i pëlqeu aspak Arbana Osmanit, e cila sipas Arjanit e hoqi atë nga lista e ndjekësve në Instagram menjëherë pas atij vlerësimi.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme, Arjani ishte i ftuar në emisionin e Arbanës, “Mirëmbrëma yje”, gjë që tregoi se mes tyre nuk kishte më hatërmbetje, por Arbana nuk e la pa e ngacmuar gjatë një prej rubrikave të programit.

Në momentin kur të ftuarit duhej të jepnin një koment për personazhet që u shfaqeshin në ekran, erdhi radha e fotos së vetë Arbanës. Ajo, me humor, tha:

“Prit, prit se kemi Arjanin.”

Arjani u përgjigj shkurt, duke e quajtur Arbanën “e veçantë”, çka i bëri të dy të shpërthenin në të qeshura dhe ta mbyllnin situatën me një përqafim miqësor.

Ky moment tregoi se tensionet e së kaluarës janë shuar dhe se raporti i tyre është rikthyer në normalitet.

Next