Dy ndeshje radhazi në play-off për Shqipërinë në Poloni? Reagon trajneri i Ukrainës: Nuk është normale!

Shorti i play-off të Botërorit 2026 ka vendosur Shqipërinë në një mini-grup me Poloninë, Ukrainën dhe Suedinë. Në gjysmëfinale, Polonia do të presë kuqezinjtë dhe Ukraina do të presë Suedinë.

Pikërisht nga ky çift i dytë, do të dalë edhe pritësi i ndeshjes finale për të shkuar në Botërorin 2026.

Kjo situatë është paksa e pazakontë, pasi Ukraina, që me fillimin e luftës, luan ndeshjet e përfaqësueses së saj kryesisht në Poloni.

Dhe sigurisht që nuk ka ndër mend që të favorizojë Poloninë duke luajtur aty ndeshjet e saj. Kësisoj, hipoteza që Shqipëria të luajë dy ndeshje radhazi në Poloni, nëse kalon Poloninë në të parën, bie.

Këtë e konfirmoi edhe trajneri i Ukrainës, Serhi Rebrov, duke theksuar se do të kërkohej sistemimi në ndonjë vend tjetër dhe nuk ekzistonte mundësia që ekipi të luante në Poloni.

“Nëse kalojmë gjysmëfinalet, ne padyshim që nuk do të luajmë një ndeshje si pritëse kundër Polonisë në Poloni. Nuk është normale. Tani do zgjedhim, do të vendosim. Duhet të luajmë të dy ndeshjet në “shtëpi”. Nuk duhet që të udhëtojmë vazhdimisht. E dini si është çështja e logjistikës.

Mendoj se nëse zgjedhim një stadium dhe një shtet, duhet të luajmë të dy ndeshjet atje”, tha Rebrov. Sipas mediave ukrainase, opsionet për momentin janë Sllovakia, Gjermania dhe Spanja./panoramasport

Next