Hetimet për çështjen që përfshin zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, si dhe të pandehurit Gentian Gjylin dhe Erald Elezin, janë zgjeruar me vendim të ri të GJKKO-s.
Gjykata ka firmosur 28 urdhra kontrolli banesash, si edhe sekuestrimin e një sërë pajisjesh elektronike, përfshirë celularë, laptopë dhe dokumente administrativë, të cilat konsiderohen të rëndësishme për sigurimin e provave në vijim të hetimit.
Procedurat po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, me qëllim dokumentimin e plotë të çështjes dhe verifikimin e çdo prove të mundshme.
