“Europa s’mund të jetë e sigurt pa Ballkanin”- Marta Kos: Është një gabim që kemi bërë në të shkuarën, duhet ta korrigjojmë

Komisioneria për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, në Samitin Growth Plan, u shpreh se Evropa s’mund të jetë e sigurt pa Ballkanin.

Ajo theksoi se ky është një gabim i së shkuarës, dhe sipas saj duhet të korrigjohet. Komisionerja e BE iu drejtua liderëve të rajonit duke thënë që “ shtëpia juaj, Europa po ju pret”.

Marta Kos shtoi se vendet e Ballkanit janë tashmë pjesë e Europës, por shtoi se thjesht duhet bërë në mënyrë institucionale, pra të bëhen shtete anëtare të BE.

“Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa BP. Ky është një gabim që kemi bërë në të shkuarën dhe duhet ta korrigjojmë. Ndaj jam shumë e kënaqur që këto takime që ne po bëjmë për planin e rritjes, po hapim gjithnjë e më shumë dyer.

Shumë dyer të tjera do të hapen, dhe shtëpia juaj, Europa po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës, ne thjesht duhet ta bëjmë në mënyrë institucionale, të bëheni shtet anëtar i BE”, u shpreh Marta Kos.

Next