Vijojnë problematikat në disa zona të vendit si pasojë e motit të keq.
Në bashkinë e Dimalit situata paraqitet alarmante kryesisht në lagjen e Dafinave dhe në fshatrat Çiflik dhe Arëz.
Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë janë angazhuar në terren për evakuimin e banorëve të cilëve banesat u janë përmbytur.
Reshjet intensive të shiut kanë nxjerrë nga shtrati lumin Osum, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore.
