Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme (21 Nëntor) ora 09:00 qeverinë në një mbledhje urgjente.
Mbledhja e qeverisë vjen një ditë pasi GJKKO pezulloi zv.kryeministren nga detyra e saj, pasi ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
Nuk ka ende një informacion zyrtar lidhur me agjendën e mbledhjes. Mbetet për tu parë nëse Rama do të shkarkojë nesër Ballukun nga postet e saj qeveritare.
