Në një intervistë për “Shqipëria Live”, gazetarja Alba Kepi dhe avokatja Anila Halili trajtuan një ngjarje tragjike që ka ndodhur në Napoli, Itali, ku një vëlla vrau motrën e tij.
Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik pasi i vëllai vrau të motrën dhe më pas mori në kamer mamanë e tij dhe i tregoi vajzën të mbuluar në gjak, gjithashtu më pas ka telefonuar policinë pë të rrëfyer krimin.
Në dëshminë e nënës, ajo tregon se djali kishte probleme psikologjike dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe motrës, duke kërkuar shpesh ndihmë për trajtimin e tij.
Sipas saj, ngjarja mund të ishte parandaluar nëse autoritetet do të kishin reaguar më shpejt. Sociologët dhe ekspertët e diskutojnë këtë ngjarje si pjesë të një fenomeni më të gjerë të dhunës mes të rinjve, që lidhet me ndryshimet shoqërore dhe teknologjinë në qytetet si Napoli, ku dhuna është bërë një problem i thellë social.
Avokatja theksoi se djali rrezikon deri në burgim të përjetshëm por nëse vërtetohet se ka probleme mendore masa mund të zbutet. gjithashtu ajo shtoi se tezja e viktimës ka rrëfyer se mbesa e saj kishte këruar të largohej nga banesa pasi ndihej e kërcënuar nga i vëllai.
Alba Kepi: Në dëshminë e nënës, ajo tha se djali ishte dhunshem dhe shkaktonte dhunë në familje. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve, pa bashkëshort, dhe tregonte histori të dhunshme dhe problematike brenda familjes. Djali kishte probleme psikologjike dhe vajza kishte vonesë mendore. Fjalët e para të nënës ishin se ajo kërkonte drejtësi, sepse nuk ishte dëgjuar nga autoritetet. Ajo tha se kishte kërkuar ndihmë për djalin dhe ngjarja tragjike mund të ishte evituar nëse do të ishte marrë ndihmë e duhur. Ajo e përshkroi aktin si mizor, pasi djali i kishte bërë një video thirrje nënës duke i treguar vajzën dhe duke i thënë se sa e kishte vrarë. Djali e mori policinë dhe i tha se ishte ai autori i vrasjes së motrës, çka tregon gjendjen e tij të rënduar psikologjike. Ky rast ka ndodhur në një kontekst ku dhuna mes të rinjve është një fenomen problematik në Itali, siç e shpjegojnë sociologët, dhe lidhet me ndryshimet shoqërore, teknologjinë dhe faktorë të tjerë. Napoli, një qytet i madh, ka problematika të thella sociale, me një numër të lartë të rinjsh që braktisin shkollën dhe futen në rrugë të paligjshme. Kjo ngjarje e rëndë pasqyron drejtpërdrejt pasojat e këtij fenomeni.
Anila Halili:Djali ka bërë kërkesa në internet për mënyra se si mund të vriste nënën e tij. Ky është një rast i vrasjes me paramendim, pasi ai kishte kërkuar informacion për mënyrën e kryerjes së një vrasjeje dhe më pas, më 19 nëntor, vrau motrën e tij. Situata brenda familjes ka patur shumë shqetësime dhe grindje të vazhdueshme, sipas dëshmitarëve që tregojnë për përleshje të përditshme mes tij dhe motrës. Të dy, djali dhe motra e vdekur, kishin qenë nën kurim për probleme shëndetësore mendore, duke treguar se kjo mund të kishte ndikuar në veprimet e tij.
Alba Kepi (Përmbledhje): Nënë e dy fëmijëve, ajo e ka denoncuar djali për problemet e tij psikologjike dhe kishte kërkuar ndihmë për të trajtuar këto probleme në qendra të specializuara. Ajo kishte njoftuar autoritetet për dhunën që ai ushtronte ndaj saj, dhe gjithashtu kishte theksuar se vajza, për shkak të vonesës mendore, kishte pasur konflikte të shumta me vëllanë. Dëshmia e saj vërteton se ky ishte një akt i dhunës që mund të ishte parandaluar, nëse do të ishin ndërmarrë masa më të shpejta dhe më efikase nga autoritetet dhe shërbimet shëndetësore.
