Seanca e sotme ndaj Plarent Dervishaj është shoqëruar me debate.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se Dervishaj ka revokuar avokatët dhe është larguar nga salla pas tensioneve.
“Nuk marr pjesë në seancat gjyqësore, nëse ka këllqe ndonjë avokat tjetër të vijë të më përfaqësoj mua në këtë proces”-është shprehur Dervishaj.
Mbrojtësit e Dervishajt janë larguar po ashtu nga salla e gjykimit. Debati nisi pas rrëzimit të kërkesës për zhvillim të procesit me dyer të mbyllura. Dervishaj thekson se disa nga mediat kanë shtrembëruar dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësorë në ngarkim të tij.
GJKKO vendosi të vijojë gjykimin pa praninë e të pandehurit, Plaurent Dervishaj, një kërkesë e bërë nga vetë i pandehuri.
Gjykimi do të vijohet me praninë e një mbrojtësi te caktuar kryesisht nga gjykata. GJKKO vendos të pranojë revokimin e mbrojtësve, duke qenë se është një e drejtë e të pandehurit. Po ashtu i pezullon kohën e paraburgimit. Bashkim Haxhia, Ramaza Rraja, Endrit Sinani vendoset shoqërimi i detyrueshëm i të pandehurve.
GJKKO vendos të shtyjë seancën për në datë 5 dhjetor, ora 12:00.
Top Channel
