Marta Kos e nis fjalën duke përshëndetur në shqip: E dimë që reformat nuk janë të lehta, por ato ju bëjnë gati për në BE! Duhet…

Komisionerja për zgjerim në BE, Marta Kos e nisi fjalën e saj me kryeministri Edi Rama në gjuhën shqipe, duke përshëndetur të gjithë të pranishmit.

Në fjalën e saj zyrtarja e lartë e BE tha se po bëjnë përpjekje që BE të bëhet realitet i prekshëm në vendet e rajonit.

Sipas Kos, udhëheqësit e vendeve të rajonit duhet bëjnë më shumë sa i takon reformave, që sic u shpreh ajo nuk janë të lehta.

“Zgjerimi është shumë më thjesht sesa zgjerim. Si në vendet anëtarë dhe ato kandidate të trajtohen në mënyrë të barabartë

Duam që BE të bëhet një realitet i prekshëm. Vendet e BE duhet të ecin në sinkron dhe të mos krijohen hendeqe.

I bëj thirrje udhëheqësve të rajonit që të punojnë më shumë për reformat.

E dimë që reformat nuk janë të lehta, por ato ju bëjnë gati për në BE. Ky është një proces transformues dhe sjell rezultate të reja”, tha Kos.

Next