Ngjarje e rëndë në vend/ Dyshohet se një punëtor ka vdekur pasi e zuri betoni, një tjetër në gjendje kritike

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prishtinë, ku dyshohet se një person ka humbur jetën derisa po punonte.

Të njëjtin dyshohet se e ka zënë nga betoni, shkruan Klankosova.tv

Sipas informacioneve të para, një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigje.

Next