Trajneri Inaki Cabaleiro ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak ndërsa ka lënë pas një boshllëk te lojtarët e rinj të akademisë Furcan Hispania Football dhe gjithë komunitetit sportiv.
Një reagim prekës publikoi edhe klubi i Dubait, i themeluar nga ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe i kombëtares spanjolle, Michel Salgado.
“Sot i japim lamtumirën një miku, një shoku skuadre dhe një trajneri, pasioni i të cilit la gjurmë të pashlyeshme te lojtarët tanë dhe në familjen Fursan. Trashëgimia e tij do të mbetet përgjithmonë te çdo fëmijë që ai frymëzoi.”-shkruan Klubi.
Një mesazh emocional në rrjete sociale publikoi edhe vetë Michel Salgado. Sakaq, Slagado premtoi mbështetje të plotë për familjen e Cabaleiros dhe theksoi se pasioni i tij nuk do të harrohet kurrë.
“Mik Iñaki, na theve zemrat. Në një botë ku njerëzit maten me Bitcoin dhe ndjekës, ti e dije se trajnerët janë pasuria jonë më e madhe. Ti ke ndikuar thellë te klubi, te djemtë dhe te familjet e tyre.
Do të kujdesemi për familjen tënde dhe do të sigurohemi që besnikëria jote të jetojë në historinë e klubit tonë. Pusho në paqe, mik.”-shkroi Salgado.

