Zbardhet kërkesa e Qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese për Ballukun: Pezulloni menjëherë vendimin e GJKKO

Qeveria ka depozituar këtë premte në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë zyrtare që lidhet me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kjo kërkesë vjen pas vendimit të GJKKO-së për vendosjen e masës ndaluese ndaj saj, vendim që qeveria e konsideron në konflikt kompetencash.

Nga kërkesa e zbardhur nga Gjykata Kushtetuese, Kryeministria argumenton se është krijuar një konflikt kompetencash midis Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me të drejtën për pezullimin e një anëtari të kabinetit qeveritar.

Në kërkesën e paraqitur, qeveria i kërkon Kushtetueses:

Shfuqizimin e vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që vendos masën ndaluese ndaj Belinda Ballukut;

Pezullimin e menjëhershëm të këtij vendimi, deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese;

Interpretimin e nenit 103, pika 3, të Kushtetutës, që lidhet me procedurat dhe autoritetin për pezullimin e anëtarëve të qeverisë.

Next