Anis Mehmeti dhe Arbër Hoxha këtë të shtunë u bënë protagonistë në ndeshjet e tyre në kampionatet respektivë në Angli dhe Kroaci.
Paraqitjet e tyre ishin fantastike dhe portali i specializuar ‘Sofascore’ i vlerësoi dy futbollistët e Kombëtares shqiptare me nota shumë të larta.Kështu, Anis Mehmeti që është pjesë e Bristol City u vlerësua me notën 8.9.
Futbollisti shqiptar luajti të plotë ndeshjen me Swansea që Bristol City e fitoi me rezultatin 3-0. Anis Mehmeti nuk shënoi asnjë gol në këtë përballje, por ai i la gjurmët e tij, pasi ai dha asiste te të 3 këto gola.

Ndërsa Arbër Hoxha u vlerësua me notën 8.3 për paraqitjen e tij në sfidën mes Dinamos së Zagrebit dhe Varazdin ku ai shënoi dy gola. Arbër Hoxha u zëvendësua në minutën e 80, por në ndeshjen me Varazdin, përvec dy golave ai kreu edhe 4 driblime si dhe fitoi 5 duele

