Asnjë koment për mediat, ja momenti kur Balluku hyn në GJKKO

Pa bërë asnjë koment, zv/kryeministrja Belinda Balluku ka shkuar sot në GJKKO, ku do t’i komunikohen zyrtarisht dhe masat që janë vendosur ndaj saj. Dy ditë më parë, GJKKO vendosi që të pezullojë nga detyra Ballukun dhe t’i bllokojë asaj pasaportën, duke mos e lejuar që të dalë jashtë vendit.

Balluku hyn në gjykatë nën shoqërinë e shoqëruesit të saj, ndërsa avokatët e saj, motra, Pamela Qiro dhe avokati Ardian Kalia, ishin paraqitur aty më herët.

Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, theksoi se do ta respektonin vendimin, por do ta çonin në Kushtetuese pasi ishte cenuar pushteti ekzekutiv. Dhe pak orë pas deklaratës së tij, dje në mesditë, Kryeministria çoi në Kushtetuese kërkesën për ankimim të vendimit të GJKKO.

Për më tepër shihni videon.

Next